9 të plagosur në përplasjet mes policisë dhe tifozëve kroatë të futbollit

Përplasjet mes policisë dhe tifozëve të ekipit kombëtar kroat të futbollit mbrëmë në qytetin e ndarë të Mostarit në Bosnjen jugore lanë 9 të plagosur.

Përplasjet në sektorin kroato-boshnjak të qytetit erdhën pas humbjes 5 me 1 të Kroacisë në ndeshjen me Anglinë në Londër për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror. Kroatët e Bosnjes qëlluan policinë me objekte të ndryshme duke thyer xhamat e ndërtesave përeth.

Në Bosnjen e ndarë etnikisht, kroatët dhe serbët zakonisht mbështesin ekipet kombëtare të Kroacisë dhe Serbisë. Vetëm myslimanët mbështesin ekipin kombëtar të vendit, i cili ende ka shanse kualifikimi pas barazimit me Turqinë në Zenicë. (ze)