Nënshkruhen marrëveshjet e para zyrtare mes SHBA-së dhe Kosovës

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, dhe udhëheqësit e Kosovës nënshkruan sot marrëveshjet e para zyrtare dypalëshe, për mbështetjen zhvillimit të shtetit të Kosovës në shumë fusha, përfshirë edhe sundimin e ligjit. Gjatë ceremonive u tha se nënshkrimi i marrëveshjeve dëshmon përkushtimin amerikan ndaj synimeve për ndërtimin e Kosovës së pavarur, demokratike e shumetnike.