Mihail Kasjanov, një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit, shkruan në një libër që do të botohet së shpejti, se pasuesi i zotit Jelcin, Vladimir Putin, i vuri atij kufizime menjëherë pasi erdhi në fuqi në vitin 1999.
Në disa pasazhe të botuara nga revista Novaja Vremja, Zoti Kasjanov thotë se presidenti i ri i këshilloi anëtarët e kabinetit që të mos e bezdisnin zotin Jelsin sepse kjo mund të ndikonte negativisht mbi shëndetin e tij. Por, shkruan zoti Kasjanov, zoti Jelsin u zemërua kur presidenti Putin vendosi t’ia festojë 75-vjetorin me një pritje zyrtare në Kremlin ku lista e pjesmarrësve do të ishte e miratuar qysh më parë dhe jo me një darkë pa formalitete, siç kishte kërkuar ish-presidenti.
Ish kryeministri Kasjanov tregon se zoti Jelsin, presidenti i
parë rus i zgjedhur në mënyrë demokratike, e kishte porositur t’ia ndryshonte
shpesh numrin e telefonit për të shmangur përgjimet. //ad//