Zhvillohet në Gjirokastër Festivali Folkorik Kombëtar

  • Raimond Kola
    Gjirokastër

Në Festivalin Folkorik Kombëtar që po zhvillohet në Gjirokastër po paraqiten këtë vit vlera të spikatura të interpretimit të këngës dhe të valles popullore shqiptare. Drejtuesit e Festivalit thonë se këto vlera po integrohen më së miri në hapësirën shqiptare e cila po njeh një komunikim më të mirë ndërkulturor. Ne Festivalin e sivjetëm mbi 1300 interpetues pritet të ngjiten në Kalanë e Gjirokastrës për të paraqitur vlerat popullore nga Shqipëria , Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe disa komunitete shqiptare në diasporë