Shkup: Takim Gruevski-Ahmeti për çështjen e enciklopedisë

  • Isak Ramadani

Enciklopedia e Akademisë maqedonase të Shkencave po vazhdon të nxisë debate dhe revoltë tek shqiptarët. Pas më shumë se dhjetë ditë nga botimi, u takuan kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe partneri i tij i koalicionit qeveritar Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integtrim për të gjetur një rrugë për uljen e tensioneve. Dy drejtuesit bëjnë thirrje që problemet të zgjidhen me anë të dialogut dhe bisedimeve. Ndërkohë, ambasada amerikane në Shkup bën thirje për përqëndrimin tek synimet afatgjata të vendit.