Gjykata serbe dënoi me 12 vjet burgim një ish zyrtar të policisë boshnjake

Një gjykatë serbe dënoi ish zyrtarin e policisë boshnjake Ilija Jurisic për dhënien e urdhërit për të hapur zjarr ndaj trupave jugosllave në Tuzla në vitin 1992 ku u vranë të paktën 50 ushtarë.

Gjykata e Beogradit e dënoi Jurisicin me 12 vjet burgim pas një gjyqi që zemëroi shumë boshnjakë. Gjykata tha se Jurisici urdhëroi oficerët e tij për të hapur zjarr ndaj trupave të udhëhequra nga serbët që tërhiqeshin nga qyteti boshnjak i Tuzlës në maj të vitit 1992.

Zyrtarë boshnjakë argumentuan se trupat jugosllave hapën zjarr të parat dhe Jurisici veproi në vetëmbrojtje./a/