Një grup deputetësh nga kuvendi i Kosovës ishin këtë javë në Uashington për t’u njohur me funksionimin e Kongresit amerikan.
Deputetët, të cilët përfaqësojnë parti të ndryshme politike u njohën sidomos me organizimin e komisioneve të Kongresit, me strukturën dhe funksionimin e tyre.
Një kronikë nga vizita e deputetëve të Kosovës dhe komentet e tyre për Zërin e Amerikës mund t’i ndiqni të shtunën në programin tonë televiziv Ditari, ora 18:00.