Zyrtarët afganë thonë se një makinë-bombë shpërtheu pranë ambasadës indiane në Kabul duke vrarë të paktën 17 vetë dhe duke plagosur mbi 80 të tjerë.
Ministria e Brendshme afgane thotë se bomba shkaktoi vdekjen e një polici dhe 11 civilëve në një rrugë ku ndodhet selia e kësaj ministrie dhe ambasada indiane. Dëshmitarët thanë se shpërthimi theu xhama të dyqaneve, mbuloi rrugën me mbeturina dhe mbushi ajrin me tym.
Militantët talebanë morën përgjegjësinë për sulmin.
Sekretarja e Jashtme e Indisë Nirupama Rao thotë se sulmi duket se kishte në shenjestër ambasasën indiane në Kabul, pasi autori i sulmit ishte afruar me makinë pranë murit rrethues të kompleksit të ambasadës. Ajo shtoi se copat e bombës plagosën ushtarë indianë që ruanin ambasadën, por askush nga stafi i ambasadës nuk u lëndua.
Një sulm i ngjashëm vetëvrasës nga një
militant taleban la 60 të vrarë pranë ambasadës indiane në Kabul vitin e
kaluar. Ishte sulmi më vdekjeprurës në kryeqytet që nga fillimi i ndërhyrjes
ndërkombëtare anti-taleban në vitin 2001. //ad//