Sipas arsyetimit të bërë nga komisioni i Venecias, ligji hyn në ligjet e thjeshta e ndonëse për nga natyra e tij nuk mund të ndryshojë çka parashikohet në kushtetutë, modifikon garancitë kushtetutese të përcaktuara për funksionarët e lartë të shtetit.
Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare përcakton specifikisht rastet dhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të presidentit, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe të deputetëve. Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.
Duke vënë në zbatim këtë ligj, saktëson komisioni, cdokush, përvec atyre që i janë kundërvënë hapur regjimit komunist, mund të përjashtohet përgjithnjë nga cdo funksioni publik pa patur mundësinë për t’u mbrojtur apo për ta kundërshtuar vendiin. Ligji i dosjeve në Shqipëri shkaktoi një furtunë të vërtetë politike.
Thuajse të gjitha organizmat ndërkombëtare e kundërshtuan atë duke shprehur shqetësim për aspekte antikushtetuese të tij, por megjithatë shumica e djathtë e miratoi atë duke e konsideruar një akt historik.
Më pas, ishte Gjykata Kushtetuese e
vënë në lëvizje nga opozita, Komiteti shqiptar i Helsinikit dhe shoqata e
gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila pezulloi efektin e ligjit, në pritje të
vendimit të djeshëm të Komisionit të Venecias. //kk//