Në Shqipëri një ditë pas komenteve të ambasadaorit amerikan John Uidhërs se imuniteti nuk duhet të bëhet mburojë ndaj përballjes me drejtësinë, kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin se shumica mbetet e gatshme për kufizimin e imunitetit.
Komentet e djeshme të ambasadorit amerikan sipas të cilit Shqipëria duhet të gjejë një drejtpeshim mes imunitetit dhe nevojës absolute që zyrtarët e korruptuar të japin llogari erdhën pak kohë pasi problem i imunitetit doli sërish në pah kur ish ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu përfitoi pushimin e procesit gjyqësor ndaj tij pas rizgjedhjes si deputet.
Partia socialiste sot duke akuzuar kryeministrin për nivelin e lartë sipas saj të korrupsionit tha se ai duhet të dorëzojë para drejtësisë dy ministrat e tij Lulëzim Basha dhe Fatmir Mediu të cilët, siç u shprehën socialistët fshihen pas imunitetit parlamentar. //mm//