Në Shqipëri zgjedhjet e 28 qershorit duket se konfirmuan një prirje të
hershme të politikës shqiptare, se partitë e treta, nuk arrijnë të
gjejnë dot hapësirë të mjaftueshme mes dy partive kryesore, Partisë
Demokratike dhe asaj Socialiste. Në zgjedhjet e fundit nga mbi 40 parti
që morrën pjesë në fushatë, vetëm 6 prej tyre arritën të përfaqësohen
në parlament dhe 3 prej tyre vetëm me nga një deputet. Një prej partive
të reja që mori pjesë për herë të parë në zgjedhje ishte Grupi-99, i
dalë nga drejtuesit e lëvizjes Mjaft, i formuar kryesisht nga të rinj,
që synonte të sillte një risi në politikën shqiptare. Por realiteti
politik nuk u tregua i butë me ta. Një pjesë e kritikëve thonë se G-99
mund të jetë dëmtuar edhe nga lidhja e ngushtë me Partinë Socialiste