Zoti Obama dhe Zonja e Parë Mishelë u takuan me familjet e viktimave para se të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore.
Ata u takuan gjithashtu me ushtarë të plagosur dhe familjet e tyre në Qendrën Mjekësore Ushtarake Darnell të Fort Hudit.
Gazeta Uashington Post njofton se i dyshuari për masakrën, Nidal Malik Hasan kishte paralajmëruar autoritetet e larta mjekësore të ushtrisë para një viti e gjysmë se për të shmangur "ngjarje të pakëndshme", ushtria nuk duhet të lejojë që myslimanët të detyrohen të shkojnë në luftra që përfshijnë angazhim në luftime me myslimanë të tjerë.
Nidal Hasan, që ka rangun e majorit, ishte në prag të dislokimit në Afganistan.
Autoritetet thonë se ai kishte shkëmbyer 10 deri në 20 mesazhe
elektronike vitin e kaluar dhe këtë vit me një klerik radikal islamik në Jemen,
i njohur për predikimet e tij antiamerikane, por ata kishin arritur në
përfundimin se mesazhet ishin pjesë e punës akademike të Nidal Hasanit. //ad//