Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore

  • Zamira Edwards

Një prej pak organizatave në Shtetet e Bashkuara që merren me çështjen shqiptare është Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me seli këtu në Uashington. Drejtori Ekzekutiv i këtij këshilli, Avni Mustafaj, shfaq shpresën se 20 vjet pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe tani që Kosova është shtet i pavarur, shqiptarët do të mësojmë më shumë nga demokracitë perëndimore me përvojë, në mënyrë që të ecin më shpejt drejt integrimeve ndër-Atlantike.