Përfaqësues të biznesit dhe te shoqërisë civile në Jug të Shqipërisë
nënshkruan sot nje peticion ku i bëjnë thirrje gjashtë partive
parlamentare, të votojnë sa më parë projekt-ligjin për ngritjen e
Gjykatave Administrative. Në tryezën e rrumbullakët që u organizua nga
Dhoma Amerikane e Tregëtisë u shpreh shqetësimi se vonesat për këtë
ligj dëmtojnë komunitetin e biznesit.