Kosovë: Mijëra qytetarë kremtojnë Ditën e Flamurit

Në Kosovë, sot po kremtohet 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë e cila atje tradicionalisht është shënuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar. Ndonëse kjo datë nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, një varg manifestimesh janë mbajtur sot në qendër të Prishtinës në nderim të kësaj dite.