Kosovë: EULEX-i po zhvillon hetime mbi akuzat për krimet e pasluftës në vend

Në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë tha se po zhvillon hetime intensive lidhur me akuzat e ngritura ditëve të fundit për krimet e pasluftës, por nuk do të flas për to. Zyrtarët e këtij misioni nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi me Odën e Avokatëve të Kosovës në funksion të siç thuhet, forcimit të sistemit të drejtësisë që do të jetë në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.