Në Tiranë Gjykata kushtetuese nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë firmosur në prill të këtij viti në Tiranë.
Dy javë më parë Gjykata vendosi pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga parlamenti pasi pranoi ankesën e bërë nga Partia Socialiste sipas së cilës janë të paktën 13 momente në të cilat ka shkelje.
Gjykata kushtetuese degjoi sot pretendimet e palëve mes të cilëve edhe Kolonelin në Rezervë Myslym Pashai, ish drejtor i Insitutit Gjeografik sipas të cilit Shqipëria ka humbur shumë sipërfaqe detare nga marrëveshja.
Pala e qeverisë iu përmbajt qëndrimit të saj se marrëveshja ka respektuar parimet e konventave ndërkombëtare dhe se Shqipëia nuk ka lëshuar nga sipërfaqja e saj duke shtuar se pretendimet e ankimuesve nuk janë mbështetur në prova por në burime mediatike. //ii