Dita e të drejtave të njeriut në Kosovë

Në Kosovë, Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se vendosja e sundimit të ligjit është kusht për respektimin e këtyre të drejtave, ndërsa Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë tërheq vërejtjen se zbatimi i politikave efektive për integrimin e komuniteteve është rruga e duhur drejt ndërtimit të një shoqërie shumetnike në vend.