Musavi: Nuk mund të shtypet me forcë lëvizja reformiste në Iran

Udhëheqësi i opozitës në Iran Mir Husein Musavi e paralajmëroi qeverinë se nuk do të jetë e aftë ta shtypë me forcë lëvizjen reformiste dhe shtoi se ai nuk ka frikë të bëhet martir.

Në një deklaratë të publikuar sot në faqet elektronike të opozitës zoti Musavi thonte se Irani ndodhet në mesin e një krize serioze.

Ai paralarjmëroi se burgosja, apo vrasja e udhëheqësve të opozitës nuk do ta qetësojë situatën. Refomatori Musavi bëri thirrje për miratimin nga qeveria të një plani me 5 pika, ku përfshihet lirimi i të burgosurve politikë dhe miratimi i ligjeve të reja dhe trasparente për zgjedhjet.

Udhëheqësi i opozitës i bëri këto komente pas dhunës më të fuqishme që nga qershori, kur Presidenti aktual Mahmud Ahmadinexhad fitoi zgjedhjet e debatueshme.

Në lutjet e së premtes, kleriku i vijës së ashpër Ajatollah Ahmad Xhanati tha se organizatorët e protestave duhet të mbahen në burg dhe i akuzoi ata si tepër të korruptuar, një akuzë që merr dënimin me vdekje nga ligji islamik. //mm//