Kryeministri Berisha shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

  • Pëllumb Sulo
    Shkodër

Në pjesën veriore të Shqipërisë ka pasur përmbytje të shumta, që rrezikojnë sigurinë e popullatës civile. Kryeministri Sali Berisha, shkoi sot në zonat e prekura, ku njoftoi se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Që sot në zonat e përmbytura janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.