Policia në Angolë ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin mbi ekipit togolez të futbollit. Sulmi la tre të vdekur dhe shtatë të plagosur.
Të dyshuarit u arrestuan në provincën e pasur me naftë të Kabindës në Angola, e njëjta zonë ku u sulmua autobuzi i ekipit togolez.
Sulmi ndodhi ndërsa autobuzi po arrinte në Kabinda. Persona të armatosur vranë shoferin, ndihmës trajnerin dhe zëdhënësin e ekipit.
Një grup separatist ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Rebelët thanë se nuk kishin si objektiv ekipin togolez por forcat e sigurimit të Angolës.
Ekipi kombëtar i futbollit të Togos u tërhoq nga Kupa e Vendeve Afrikane dhe u kthye në atdhe.
Kapiteni i ekipit, Emmanuel Adebayor tha se ekipi kishte vendosur të qëndronte dhe të luante për nder të atyre që u vranë. Por ai i tha radios franceze RMC se fatkeqësish presidenti i vendit dhe autoritetet vendosën ndryshe.