Zëri i Amerikës, BBC, Deutsche Welle kritikojnë Iranin për zhurmimin e transmetimeve

Zëri i Amerikës, BBC-ja dhe Deutsche Welle kanë kritikuar autoritetet iranianë për zhurmimin e paligjshëm të transmetimeve të tyre në Iran.

Këto kanale ndërkombëtare transmetimesh në deklaratën e tyre të përbashkët që bënë sot, akuzojnë Iranin për zhurmimin e satelitit nëpërmjet të cilit transmetojnë. Ato thonë se veprimi i Iranit është shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe u bënë thirrje operatorëve të satelitit t’i bëjnë presion Iranit të ndërpresë zhurmimin.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se përpjekjet e Iranit për të bllokuar pothuajse gjithë mbulimin e protestave të djeshme antiqeveritare në Teheran tregojnë se qeveria “i trembet popullit të vet”.

Njoftohet se Irani ka bllokuar gjithashtu shërbimin telefonik dhe Internetin. Autoritetet iraniane kanë akuzuar median ndërkombëtare se ka nxitur protestat pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të vitit të kaluar.

Në Iran shpërthyen protesta masive pas zgjedhjeve të qershorit. nga të cilat Presidenti Mahmud Ahmadinexhad doli me një mandat të dytë në atë post.//lk