Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Kethrin Ashton viziton Prishtinën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, tha sot gjatë një vizite në Prishtinë, se Kosova ka një të ardhme të qartë evropiane. Gjatë kësaj vizite që u zhvillua në kuadër të turneut të saj të parë në Ballkan, Baronesha Ashton tha se po bën përpjekje t'i nxisë vendet e Ballkanit për një bashkëpunim, siç u shpreh ajo pragmatik rajonal.