Belgjika do të kthejë azilkërkuesit nga Maqedonia

Belgjika do të kthejë azilkërkuesit nga Maqedonia

Autoritetet belge kanë bërë të ditur se së shpejti do t'i kthejnë shtetasit e Maqedonisë, të cilët po kërkojnë strehim në Belgjikë. Disa qindra njerëz, kryesisht shqiptarë nga zonat veriore të Maqedonisë janë dyndur nëpër vendet e Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar mundësinë e heqjes së vizave, për të kërkuar strehim në këto shtete. Ndërkohë, ditët e fundit, pas reagimeve nga Brukseli, po bie fluksi i atyre personave të cilët udhëtojnë drejt Evropes për këtë qëllim.