Ministri Tafaj: Sistemi arsimor po reformohet me programe mësimore

Ministri Tafaj: Sistemi arsimor po reformohet me programe mësimore

Shqipëria festoi sot Ditën Kombëtare të Arsimit, me një seri ceremonish në Tiranë dhe qytetet kryesore. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, thotë se sistemi arsimor po reformohet me programe mësimore, ndërkohë që po rindërtohen disa dhjetra shkolla në të gjithë territorin. Në një intervistë me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, ministri Tafaj shpjegon edhe projektet që po hartojnë Shqipëria dhe Kosova për të zhvilluar libra dhe progame të përbashkëta shkollore dhe universitare.