Sorros parashikon ngecjen e ekonomisë amerikane në vitin 2007

Investitori miliarder, George Soros thotë se ekonomia amerikane mund të ngecë në vitin 2007. Ai e bëri këtë deklaratë sot në Singapor, ku tha gjithashtu se banka qendrore amerikane mund ta nxitë këtë rënie duke ngritur ndjeshëm interesat bankare, dhe si rrjedhim prekjen e tregut të banesave.

Çmimet e larta të shtëpive janë arsyeja kryesore që ngritja e çmimit të energjisë nuk e dëmtoi rritjen ekonomike vitin e kaluar. Banka Qendrore amerikane, ose siç njihet ajo ndryshe, Rezerva Federale, i ka ngritur herë pas here interesat bankare për të mbajtur të ulët inflacionin, por zoti Soros pret që kjo të marrë fund pas dy ngritjesh të tjera me 0.25 përqind.

Ekonomia amerikane është më e madhja në botë dhe Soros thotë se ngecja ekonomike në Shtetet e Bashkuara do të sillte edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike në botë. Ai tha gjithashtu se e ardhmja e rritjes ekonomike botërore do të vinte nga Azia dhe u bëri thirrje qeverive aziatike të stimulojnë kërkesën brenda vendit për të pakësuar varësinë në eksportet.//lk