Përplasje midis Metës dhe Nanos - 2001-07-20

Në Shqipëri ka nisur një përplasje e fortë mes kryeministrit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Shkak për këtë është bërë çështja e qeverisë së ardhshme dhe njeriut që do ta drejtojë atë. Dy rivalët kryesorë janë kryeministri aktual Meta dhe zoti Arben Malaj, njëri prej figurave kryesore të Partisë Socialiste.