Forcat jugosllave kthehen në kufirin Serbi-Kosovë - 2001-08-17

Forcat jugosllave filluan sot operacionin e kthimit të tyre përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo u bë e mundur pas një marrëveshjeje që u nënshkrua sot ndërmjet komandantit të forcave paqeruajtëse dhe zyrtarëve të Ushtrisë Jugosllave në fshatin Merdare, vendkalim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.