Arrestime te reja ne kufirin e Kosoves me Maqedonine - 2001-08-31

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë thanë se kanë bërë arrestime të reja në kufirin jug-lindor të Kosovës me Maqedoninë. Ato pohuan gjithashtu se po vazhdojnë operacionin e kërkimit të armëve përgjatë kufirit, por sipas tyre numri i armëve të gjetura është shumë i vogël.