Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani dekretoi sot qeverine e re te formuar nga kryeministri Ilir Meta. Sot pasdite pritet që kabineti i i ri të bëjë betimin te Presidenti, ndërsa ditën e hënë është parashikuar votbesimi në parlament.
Kryeministri 32 vjeçar Ilir Meta u rikonfirmua në këtë post pas gati dy vjet ne drejtimin e qeverisë. Kabineti i tij i ri nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme përsa i përket emrave që do të drejtojnë sektorët kyç të vendit si Rendi, Financat dhe Ekonomia. I ri është fakti që në krye të dipolomacisë për herë të parë në historinë e vendit do të jetë një grua: Arta Dade është emëruar Ministre e Jashtme.
Gjithashtu në kabinetin e kryeministrit Meta që përbëhet nga 22 anëtarë do të ketë 5 ministra Shteti, ndër të cilët një për Integrimin Europian (Paskal Milo) dhe një për Energjitikën (Dritan Prifti).
1-Kryeministër Ilir META(PS)
2-Zv.kryeministër Skender GJINUSHI(PSD)
3-Ministria e Punëve të Jashtme Arta DADE(PS)
4-Ministria e Rendit Publik Ilir GJONI(PS)
5-Ministria e Mbrojtjes Pandeli MAJKO(PS)
6-Ministria e Drejtesisë Sokol NAKO(PS)
7-Ministria e Financave Anastas ANGJELI(PS)
8-Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa MUCI(PS)
9-Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë Ermelinda MEKSI(PS)
10-Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit Bashkim FINO(PS)
11-Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit Agron DUKA(I pavarur)
12-Ministria e Transportit Maqo LAKRORI(PS)
13-Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ben BLUSHI(PS)
14-Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Luan RAMA(PS)
15-Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale Skënder GJINUSHI(PSD)
16-Ministria e Shëndetësisë Gjergj KOJA(PS)
17-Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Arben IMAMI(PAD)
18-Ministria e Ambientit Et’hem RUKA(PS)
19-Ministër Shteti pranë Kryeministrit Ndre LEGISI(PS)
20-Ministër Shteti për Integrimin Evropian Paskal MILO(PSD)
21-Minister Shteti per Energjine Dritan PRIFTI(PS)
22-Ministër Shteti Niko KACALIDHA(PBDNJ)
23-Ministër Shteti Lufter Xhuveli(PA)