Kryeministri Meta vazhdon bisedimet me aleatët - 2001-09-06

Në Shqipëri, kryeministri Ilir Meta po vazhdon bisedimet me aleatët e Partisë Socialiste në përpjekje për të formuar kabinetin e ri qeveritar. Zoti Meta po has në vështirësi me socialdemokratët të cilët këmbëngulin të kenë dy ministri të rëndësishme duke kërcënuar se, në rast të kundërt, ata mund të tërhiqen nga koalicioni.