Pakistani deporton refugjatë afganas - 2001-10-29

Pakistani deportoi 15 refugjatë afganë, të cilët kishin gisht në demonstrata të përgjakshme kundër sulmeve amerikane në Afganistan. Zyrtarët pakistanezë thanë se do të lejojnë vazhdimin e demonstratave, por vetëm për sa kohë që ato të jenë paqësore. Deportimet e sotme ishin të lidhura me demonstratat e para 3 javëve, nga të cilat humbën jetën 5 vetë në Queta, në afërsi të kufirit me Afganistanin jugor. Ndërkohë në një zonë të largët të Pakistanit verior, pakistanezë pro-taleban kanë marë nën kontroll një fushë ajrore dhe instalime të tjera në qytetin Chilas. Njoftohet se kanë filluar bisedimet në përpjekje për t’i dhënë fund këtij pushtimi.