Policia palestineze arreston sheikun Ahmed Yassin - 2001-12-06

Anëtarë të organizatës ekstremiste Hamas u përleshën me forcat policore palestineze tek shtëpia e udhëheqësit shpirtëror të grupit, të cilin forcat palestineze e vunë dje nën arrest shtëpie. Mijëra përkrahës janë mbledhur para shtëpisë së Sheikut Ahmed Yassin, në Rripin e Gaazës, duke kërkuar lirimin e tij.

Të shtënat shpërthyen sot në orët e para të mëngjesit midis ekstremistëve dhe policisë palestineze, të dërguara atje për ruajtjen e rendit. Arrestimi i zotit Yasin u bë ndërkohë që presidenti Bush i bëri thirrje udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, të bëjë ç’është e mundur për të parandaluar sulme të mëtejshme terroriste. Zoti Arafat ka kërkuar t’i jepet më shumë kohë për të demonstruar se ai po përpiqet të shuajë dhunën.