Rugova-Thaçi-Haradinaj - takim pa rezultat - 2001-12-08

Udhëheqësit e tri partive kryesore politike të shqiptarëve Lidhjes Demokratike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk arritën marrëveshje për krijimin e një qeverie të koalicionit të gjerë megjithë bisedimet intensive midis tyre. Sot, për të dytën ditë me radhë ata u takuan në zyrën amerikane në Prishtinë, por pa ndonjë rezultat konkret.