Takimi i ministrave të jashtëm të BE-së - 2001-12-10

Lindja e Mesme, rindërtimi i Afganistanit dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian pritet të jenë temat kryesore të bisedimeve të sotme të Brukses të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Perez dhe kryenegociatori palestinez, Nabil Shaath do të informojnë ministrat e 15 vendeve anëtare të Bashkimit mbi dhunën në Lindjen e Mesme. Ministrat do të diskutojnë gjithashtu rolin e Bashkimit Evropian në rindërtimin e ekonomisë së Afganistanit si dhe infrastrukturës së këtij vendi. Krahas kësaj, ministrat e Bashkimit Evropian pritet të shqyrtojnë masat kundër terrorizmit të mara nga qeveritë e ndryshme të vendeve evropiane dhe përparimin e bërë në zgjerimin e Bashkimit drejt lindjes. Takimi një ditor zhillohet në prag të takimit vjetor të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, që është caktuar të fillojë të premten në Bruksel.