Koshtunica në Kinë - 2002-01-09

Presidenti i Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, arriti sot në Kinë për një vizitë zyrtare 3 ditëshe e cila pritet të përqendrohet në krijimin e një fryme të re në marrëdhënjet kino-jugosllave dhe në zgjerimin e tregtisë dy-palëshe.

Agjencia zyrtare kineze Xinhua njoftoi se zoti Koshtunica do të takohet me udhëheqësit kinezë, përfshirë Presidentin Jiang Zemin.

Kina ishte përkrahse e fuqishme e ish Presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq, por ishte ndër të parat që përshëndeti ardhjen në pushtet të qeverisë së re jugosllave pas përmbysjes së zotit Millosheviç në tetor të vitit 2000.