Çmimi i Muzikës Amerikane - 2002-01-14

Momenti kulmor i ceremonisë ishte çmimi i artistit më të mirë të shekullit për mbretin e musikës pop/rock Michael Jackson. Por përfundimi ishte ndryshe pasi Jackson falenderoi një listë të gjatë me njerëz dhe përfaqësuesit e tij tërhoqën në minutat e fundit një vidio të riprodhuar me këngën e tij të famshme Man in the Mirror. Fati i buzëqeshi edhe këngetares Alicia Keys e cila ishte kandidate në 5 kategori. Ajo mori çmimin e këngëtares së re më të mirë, si për muzikën rhythm & blues ashtu edhe në atë pop/rock. Kënga e saj Songs in a Minor ishte albumi më i shitur nga një artist rroku për 2001 me 4 presje 2 milion kopje të shitura. Keys humbi garën për artisten më të mirë femër për muzikën pop/rock të cilën e fitoi Janet Jackson. Këngëtarja Aaliyah e cila vdiq në një aksident ajror në gusht fitoi çmimin për albumin më të mirë dhe artisten më të mirë në kategoritë soul dhe R&B. McGraw fitoi çmimet për artistin më të mirë dhe albumin më të mirë në kategorinë e muzikës country.

Destiny’s Child u vlerësua si grupi më i mirë për muzikën soul dhe R&B ndërsa albumi i tyre Survivor fitoi çmimin e albumit më të mirë për muzikën pop rock.

Fitues të tjerë ishin ’N Sync (albumi më i mirë pop/rock), Sade (artistja më e mirë e kohës), Limp Bizkit (artisti më i mirë i muzikës alternative) Nelly (artisti më i mirë i i muzikës rap/hip hop Enrique Iglesias (artisti më i mirë i muzikës latine).

Ky ishte edicioni i 29 i çmimit të muzikës amerikane dhe prezantues të shfaqjes ishin Sean P. Diddy Combs dhe Jenny McCarthy. Në shfaqje kishte interpretime nga Britney Spears, Cher, Lenny Kravitz dhe Kid Rock.