Bush takon Ecevit (17 janar) - 2002-01-17

Presidenti Bush falenderoi Turqinë për mbështetjen e saj në luftën kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe për angazhimin që dërgoi më shumë se 260 trupa në forcën ndërkombëtare paqëruajtëse në Afganistan. Presidenti Bush i bëri këto komente pas bisedimeve që zhvilloi dje me kryeministrin turk, Bulent Ecevit, në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush u zotua të këshillohet me zyrtarët turq para se lufta kundër terrorizmit të kalojë në fronte të tjera. Turqia ka shprehur shqetësim rreth mundësisë së shtrirjes së luftës në Irakun fqinj.