Musharaf: Pakistani gati për luftë (19 janar) - 2002-01-19

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, tha se ndihet i fyer nga mënyra se si India vlerësoi masat e tij kundër terrorizmit, dhe paralajmëroi se Pakistani është gati për luftë. Në një mbledhje të mbajtur dje në Islamabad me akademikë fetarë, gjenerali Musharaf tha se vendi i tij nuk është i detyruar t’u tregojë të tjerëve se çfarë masash po merr. Javën e kaluar ai mbajti një fjalim historik ku dënonte terrorizmin. Fjalimi i tij u pasua nga arrestimi i dy mijë vetave dhe nxjerrja jashtë ligjit e 5 grupeve ekstremiste muslimane. India fajëson 2 nga këto grupe për sulmin e muajit të kaluar kundër parlamentit në New Delhi, ku gjetën vdekjen 14 persona. Të dyja palët kanë grumbualluar forca të mëdha ushtarake përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.