Amnesty International ka kërkuar leje që të vizitojë të ndaluarit në Kubë (22 janar) - 2002-01-22

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld thotë se të burgosurit Talebanë dhe të al-Qaida-s, që mbahen në një bazë ushtarake amerikane në gjirin e Guantanamos, në Kubë, po trajtohen njerëzisht. Zoti Rumsfeld tha se megjithëse Washingtoni nuk i konsideron të ndaluarit të burgosur lufte, forcat amerikane po i trajtojnë ata në përputhje me Konventën e Gjenevës. Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International ka kërkuar leje që të vizitojë të ndaluarit. Zyrtarë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ishin në bazën amerikane javën e kaluar. Ushtria amerikane po mban 158 persona në Guantanamo dhe mbi 200 në Afganistan. Sipas njofitmeve, ndër të kapurit janë një danez, një suedez, tri britanikë dhe mbi 12 jemenas.