Britania arreston 6 persona - 2002-01-29

Policia britanike arrestoi 6 persona gjatë një operacioni të ndërmarrë sot herët në mëngjes. Arrestimet u bënë në Anglinë verilindore në bazë të ligjit për anti-terrorizmin. Autoritetet thonë se në operacionin e organizuar në katër qytete të zonës Durham morën pjesë 150 policë. Zyrtarët nuk dhanë informacione për shtetësinë e të ndaluarve ose për veprimtarinë e tyre. Ata thanë se arrestimet ishin të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, por jo me sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.