Pezullohet gjyqi i Millosheviçit - 2002-03-18

Në Hagë, gjyqi i Sllobodan Millosheviçit për krime lufte u pezullua deri të enjten pasi ish udhëheqësi jugosllav është i sëmurë me grip. Një zëdhënës i gjykatës tha se gjyqi do të rifillojë kur zoti Millosheviç ta ndjejë veten më mirë. Ish Presidenti jugosllav, gjyqi i të cilit filloi muajin e kaluar, përballet me 66 akuza për krime lufte dhe gjenocid gjatë konflikteve në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.