Kandidati i së djathtës ekstreme franceze për president, Jean-Marie Le Pen, anëtar i parlamentit evropian të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, ndodhet sot në Bruksel për të marrë pjesë në një sesion parlamentar.
Zoti Le Pen është anëtar i parlamentit evropian prej shumë vitesh, por rrallë ka marrë pjesë në debatet e tij.
Dje, presidenti francez Jacques Chirac tha se nuk dëshiron të zhvillojë debat televiziv me rivalin e tij.
Zoti Le Pen e quajti refuzimin e presidentit për të marrë pjesë në debat një sulm të patolerueshëm ndaj rregullave të demokracisë.
Zoti Le Pen, udhëheqës i Frontit Kombëtar, parti e së djathtës ekstreme, e tronditi Francën duke fituar 17 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ditën e dielë.