Presidenti Bush, gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të ushtrisë, parashtroi vizionin e tij për luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit botëror.
Duke folur në akademinë ushtarake amerikane në West Point, presidenti Bush tha se rreziku më i madh vjen nga shtetet e dobëta apo grupet e vogla që mund të shtien në dorë një armë katastrofike për të sulmuar vendet e botës.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të qendrojnë në pritje e të shohin që kërcënimet të bëhen realitet dhe tha se Shetet e Bashkuara do të udhëheqin botën kundër të këqinjve dhe regjimeve të paligjshme.
Zoti Bush tha se objektivi i Amerikës është të mbrojë dhe të ruajë paqen në botë, qoftë përmes mjeteve diplomatike apo ushtarake.
Ai u zotua gjithashtu për përpjekje të reja për forcimin e sigurisë së brendshme në Shtetet e Bashkuara.