Presidenti Bush takohet sot me kryeministrin Sharon - 2002-06-10

Presidenti Bush takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon.

Bisedimet e sotme, të gjashtat midis dy udhëheqësve gjatë 15 muajve të fundit, pason bisedimet dy ditëshe midis presidentit Bush dhe homologut të tij egjiptian, Hosni Mubarak në vendpushimin presidencial Camp David në afërsi të Washingtonit.

Presidenti Bush ka thënë se dëshiron të dëgjojë argumentet e të gjitha palëve para se të ofrojë propozimet për paqe në Lindjen e Mesme.

Kryeministri izraelit Sharon ka thënë se sulmet e palestinezëve kundër izraelitëve duhet të marrin fund, para se të fillojnë bisedimet serioze mes dy palëve.

Në bisedimet që përfunduan të shtunën, zoti Muabarak i bëri thirrje presidentit Bush që të miratojë një afat kohor lidhur me krijimin e shtetit palestinez. Zoti Bush tha se nuk është gati të ndërmarrë një hap të tillë, por shprehu mendimin se hapat drejt një objektivi të tillë duhet të fillojnë të ndërmerren menjëherë.