Tanket izraelite kthehen në Ramallah - 2002-06-10

Forcat izraelite hynë në qytetin Ramallah, rrethuan selinë e udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, dhe bastisën kampin Amari të refugjatëve. Palestinezët thonë se tanke dhe autoblinda, të mbështetur nga helikopterë luftarakë, hynë në qytetin Ramallah para agimit.

Gjatë përleshjeve u vra një palestinez. Ushtria izraelite tha se trupat do të qëndrojnë në ramallah për një kohë të kufizuar dhe se të paktën 9 persona të dyshuar janë arrestuar. Forcat izraelite kryen gjithashtu sulme në zona të tjera të Bregut Perëndimor.

Inkursioni i sotëm ndodhi pak orë pasi zoti Arafat krijoi një kabinet më të vogël dhe emroi një ministër të Brendshëm, duke reformuar Autoritetin Palestinez, ashtu siç kishte premtuar