Izraeli operacione në Bregun Perendimor - 2002-06-18

Tanket dhe trupat izraelite po ndërmarrin operacione të tjera në qytetet dhe fshatrat e Bregut Perëndimor, pas një shpërthimi të ri vetvrasës palestinez në Jeruzalem, i dyti brenda dy ditësh. Gjithsej 25 izraelitë u vranë nga shpërthimet e së martës dhe së mërkurës.

Izraeli ka deklaruar se do të rimarrë dhe mbajë disa zona palestineze përsa kohë që sulme të tillë të vazhdojnë. Palestinezët thonë se mjete të blinduara izraelite hynë sot në mëngjes në Betlehem.

Para kësaj, tanket dhe trupat kryen inkursione të shkurtra në Ramallah, ku ka selinë udhëheqësi palestinez Yasser Arafat.

Sot, zoti Arafat lëshoi një deklaratë, në të cilën bën thirrje për të ndalur plotësisht të gjitha sulmet kundër civilëve izraelitë.