Leka Zogu në Shqipëri - 2002-06-28

Pretendenti për fronin mbretëror të Shqipërisë u kthye në vendlindjen gati të panjohur për të, pasi kishte kaluar pothuajse gjithë jetën në mërgim.

63 vjeçari Leka Zogu, që jetonte në Afrikën e Jugut prej 20 vjetësh u kthye sot në Shqipëri. I biri i mbretit Zog të Shqipërisë shoqërohej nga e ëma, e shoqja, djali dhe kunata e tij.

Leka Zogu nuk tha nëse ka në plan të ndërmarrë aktivitete politike.

Familja e Leka Zogut u largua nga Shqipëria, në prag të pushtimit italian në vitin 1939, vetëm tre ditë pas lindjes së tij. Më pas erdhën në pushtet komunistët dhe e nxorrën jashtë ligjit monarkinë në 1946. Leka Zogu jetoi në vende të ndryshme, pas vdekjes së të atit në vitin 1961.

Më parë, këtë vit qeveria e Tiranës rrëzoi akuzat kundër Leka Zogut, që kishin të bënin me përdorim armësh që shkaktoi viktima, në një tubim politik, gjatë një vizite të tij në Shqipëri, në vitin 1997.