Senati amerikan vazhdon diskutimin për Irakun - 2002-08-01

Një komision i Senatit amerikan zhvillon sot ditën e dytë të një seance me pyetje përgjigje për të shqyrtuar pasojat e mundshme të ndonjë përpjekjeje për të larguar me forcë nga pushteti presidentin irakian Sadam Husein.

Dje, anëtarë të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë e paralajmëruar administratën e presidentit Bush të mos ndërmarrë ndonjë veprim të njëanshëm ushtarak për rrëzimin e udhëheqësit irakian. Ata i bënë thirje presidentit Bush të shqyrtojë implikimet ushtarake, ekonomike si dhe në politikën e jashtme të një veprimi të tillë.

Ish-kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armët, Richard Butler, dëshmoi se Iraku ka programe aktive për armë biologjike dhe kimike. Ai shtoi se Iraku mund të jetë pranë prodhimit të bombës bërthamore.