Autoriteti Palestinez ka rënë dakort në parim me një plan të Izraelit që parashikon tërheqjen graduale të trupave të tij nga rajonet e ri-pushtuara, në shkëmbim të shtimit të masave palestineze të sigurimit.
Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat mblodhi sot kabinetin e tij në Ramallah për të diskutuar ofertën izraelite. Pas mbledhjes, Ministri palestinez i Planifikimit Nabil Shaath tha se kabineti i dha miratimin paraprak planit. Por ai shtoi se disa hollësi të planit duhet të diskutoheshin më tej.
Plani u propozua të hënën nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Binyamin Ben-Eliezer.